Secondary Adv

Motocikleta e cuditshme me madhesine e nje autobuzi

Share on Google+

Shkencëtarët kanadezë kanë krijuar një mjet hibrid të quajtur Siroco, e cila është përshkruar si motoçikletë-autobusi i parë në botë.

 

Prodhuar nga Bing Xiao Liu, një dizenjues industrial me bazë në Montreal, shpikja lindi bazuar në idenë e një motoçiklete që mund të mbajë më shumë se dy pasagjerë. Duke përdorur një prototip të ngjashëm me atë të Hondës ‘Riding Assist’ dhe BMW-së ‘Motorrad Vizion’, ajo mund të transportojë deri në 12 njerëz.

 

Sipas Liu ajo do të jetë më e shpejtë, pasi ka vetëm një rresht me rrota, të cilat do të lejojnë që ajo ti marrë kthesat më shpejt, të zërë më pak hapësirë në rrugë dhe të kursejë energji me trupin e saj aerodinamik. Sipas një raporti teknologjia gyroskopike do të lejojë Siroco-n të qëndrojë drejt në çdo shpejtësi, dhe të balancojë veten kur është duke marrë ndonjë kthesë ose kur pesha e pasagjerëve brenda nuk është e shpërndarë në mënyrë të barabartë.

Stiroco do të jetë pjesërisht i automatizuar dhe ka një sistem kompjuterik të brendshëm, i cili do të kontrollojë shpejtësinë, rrugën dhe trafikun. Kostoja operative do të jetë më e ulët se e një autobus të rregullt.


Më të lexuarat